Pre. Nën 29th, 2024

“Përdorin emrin tim”, Kiara Tito paralajmëron: Do marr hapa ligjorë!

Moderatorja Kiara Tito thotë se, në rrjetet sociale po shiten produkte në emrin e saj dhe kjo nuk është e vërtetë. Ajo ka paralajmëruar personat përgjegjës, se nëse nuk e ndalojnë këtë, do të marrë hapa ligjorë.

“Prej disa kohësh po shoh në rrjete sociale të ndryshme, kryesisht në TikTok, video të montuara që përdorin emrin tim për të shitur produkte. Nuk janë të vërteta edhe do ju lutesha ta ndaloni këtë gjë, pasi nuk është e drejtë dhe nuk është fare e bukur! Përndryshe do më duhet të marr hapa ligjorë! Faleminderit për mirëkuptimin!”, shkruan Kiara. /Labirinth

Screenshot nga postimi i Kiara Titos

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *