Ish-opinionistja e Big Brother VIP 2, Zhaklin Lekatari ka qenë e ftuar në studion e “Live From Tirana”, ku u pyet për edicionin e tretë të reality show-t.
Çfarë mund të ndodhte mes ju të dyve nëse do të ishe ti dhe Luizi në rolin e opinionistëve?
“Mund të mos ndodhte asgjë. Ne biem dakord që nuk biem dakord. Unë dhe Arbri vjet ishte shumë e vështirë që të mos dakordoheshe, sepse situatat ishin aq parimore. Pastaj ka pasur raste që ne nuk e kemi menduar njësoj dhe secili ka shprehur mendimin e tij. Është mëse normale që ta mendojmë ndryshe. Me Luizin mund të ndodhte e njëjta gjë, varet se si do ta menaxhonte secili nga ne. Patjetër që nëse do të ishim të dy opinionistë, është e sigurtë që do të ketë rivalitet dhe antagonizëm, do kishte pole të kundërt. Ai përfaqëson një pjesë të shoqërisë, unë përfaqësoj një pjesë tjetër. Do të krijohej një “Big Brother” mes opionistëve, do të përplaseshim”, tha Lekatari.
Burimi: Top Albania Radio