Pre. Nën 29th, 2024

“Ç’na qenka kjo ndjesia”, Stefi Prifti bëhet gjysh, zbulohet emri i nipit

Këngëtari Stefi Prifti është bërë gjysh për herë të parë. Lajmin e ka dhënë me një postim në rrjetet sociale, ndërsa bën me dije se i vogli quhet Zayan.

“Njeriu ne jete provon ndijesi dhe emocione nga me te ndryshmet dhe te shumellojshme.
Nder gezimet me te rendesishme te jetes time kane qene disa… Fitorja e konkursit per ne Institutin e Larte te Arteve… Dashuria.. Martesa… Muzika dhe Sukseset artistike… Ardhja ne jete e dy vajzave te mia etj. Por, c’na qenka kjo ndijesia e tu berit gjyshi… Me kishin treguar, por kjo eshte e para here qe e provoj Nje mrekulli Dikush me thote NONO… Nje status i bukur per mua. Welcome bukuroshi i gjyshit, Zayan. Mire se erdhe dhe i bekuar te jesh. Shendet dhe mbaresi edhe per mamin dhe babin, qe te sollen ne jete
“, shkruan Stefi.

Kujtojmë se, para pak kohësh, ai foli publikisht për lidhjen e tij të re, pasi bashkëshortja e tij humbi jetën 8 vite më parë. E mesa duket lumturia qenka kthyer në shtëpinë e këngëtarit korçar. /Labirinth

https://www.instagram.com/p/CxN1v6WKJwo/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *