Një zjarr i madh ka përfshirë katin e fundit të një pallati pranë zonës së ish-parkut të autobusave në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 në rrugën “Sali Butka”, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Mësohet se, forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
“Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, njofton policia.
Sipas televizioneve informative, flakët janë vënë nën kontroll në një pjesë të pallatit ndërsa po punohet për të izoluar vatra të tjera zjarri.
I gjithë pallati është evakuar, ndërkohë dy ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. /Labirinth