Dea Mishel Hoxha do të moderojë një rubrikë në emisionin “E diell” në Top Channel, në sezonin e ri televiziv.
“Burime ekskluzive për “Iconstyle” kanë konfirmuar lajmin, duke treguar se ajo do të moderojë një rubrikë të re në programin “E diell”. Rubrika e Deas do të përfshijë TikTok-ers të ndryshëm dhe pritet të jetë më tepër e lidhur me rininë, teknologjinë dhe rrjetet sociale“, shkruan Icon Style.
Kujtojmë se, Dea Mishel ishte pjesë e Big Brother VIP 2 dhe mbërriti deri në finalen e madhe.