Enj. Nën 7th, 2024

Video/ Ndjekësit nuk ndalen, e kritikojnë Arbana Osmanin për rrëmujën në shtëpi, ja si reagon moderatorja

Pas kritikave, që nuk pastronte tiganin e ri para se të gatuante, moderatorja Arbana Osmani ka marrë disa kritika të tjera, këtë herë për rrëmujën në shtëpi.

Moderatorja habitet dhe thotë se, shtëpia e saj është e pastër, dhe se ndjekësit nuk e kanë parë në gjendjen e saj më të keqe.

Seriozisht nuk jeni mirë. Shtëpia është në rreguuuuulllll. Para ca vitesh ndoshta kjo mund të dukej rrëmujë. Por jo sot. Sot është në rregull. Nuk ka lodra, puzzle, libra, lego në tokë. Nuk ka biskota, tost dhe fruta në divan. Nuk janë biçikletat nëpër shtëpi dhe fëmijët i kanë veshur pizhamat në dhomë. Rrëmujën meqë po më habitni do t’ua tregoj unë kur është. Që nesër“, shkruan Arbana.

Ajo postoi një video të bashkëshortit të saj, Eduart Grishaj, i cili ishte i ulur në divan, ndërkohë që dukej edhe një pjesë e shtëpisë. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *