Moderatorja Kiara Tito e ka mbështetur partnerin e saj, Luiz Ejlli duke i ftuar të gjithë fansat që të dëgjojnë këngën e tij më të re.
Kënga e titulluar “Amanet” do të publikohet në orën 19:00 në Youtube.
“Bëhuni gati për super hitin”, shkruan Luizi.
Kujtojmë se, në momentin kur doli kënga “Dedikim”, një dedikim për partneren e tij, Kiara Tito, Luizi u shpreh se, kënga e radhës do të jetë për nënën e tij. /Labirinth