Pre. Nën 8th, 2024

Si sot 16 vite më parë ndërroi jetë tenori Luciano Pavarotti

Si sot 16 vite më parë ndërroi jetë tenori më i famshëm italian i tridhjetë viteve të fundit, Luciano Pavarotti.

Pavaroti lindi në Modena (Emilia-Romagna) në Italinë e veriut dhe ndërroi jetë po aty, pasi sëmundja e mposhti.

Tenori këndoi për herë të parë në opera më 29 prill 1961, në rolin e Rodolfos në Bohema, në teatrin e operas të Reggio Emilias.

Ndërsa në shkurt të vitit 1965 debutoi në Miami dhe këndoi me sopranon Joan Sutherland në operan Lucia di Lammermoor.

Pavarotti mori famë botërore për tonin e tij dhe duke fituar pseudonimin “Mbreti i C-ve të Larta”./Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *