Mër. Nën 20th, 2024

Bashkëshortja u nda nga jeta 8 vite më parë, Stefi Prifti rigjen dashurinë

Këngëtari Stefi Prifti ka qenë dje pasdite i ftuar te “Rudina” së bashku me vëllain e tij Endri Prifti.

Ai ka rrëfyer se, është sërish i dashuruar dhe në një lidhje dhe se vajzat e tij e mbështesin.

“Ajo që mund të them është që as nuk e kërkova, as më kërkoi në kuptimin që nuk u njohëm as në koncerte, as në club-e, as në bare, por u njohëm përmes një telefonate pune, prej së cilës rrodhën disa telefonata të tjera dhe mua m’u krijua një emocion, një ndjesi për zërin, mënyrën e komunikimit, edukatën. Këto ishin elementët e parë që krijuan këtë lidhje që tashmë unë e kam deklaruar dhe është e vërtetë”, tregoi Stefi në TvKlan.

Kujtojmë se, bashkëshortja e tij ndërroi jetë 8 vite më parë për shkak të një sëmundje të rëndë.

Burimi: TvKlan /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *