Aktorja e njohur shqiptare, Marjeta Ljarja feston sot ditëlindjen. Aktorja e njohur mbush 68 vjeç.
Marjeta lindi në Pogradec më 3 shtator 1955.
Karrierën e saj e nisi në teatrin e Pogradecit dhe më pas u transferua në Teatrin Kombetar, në Tiranë ku interpretoi shumë role në skenë e film dhe u nderua me shumë çmime.
“Çdo film ka të veçantat e veta. Rri dhe kujtoj skenat e xhirimit, kujtoj marrëdhënien e bukur në film me aktorët e tjerë, regjisorin, skenaristin, pra një jetë. Ndërsa sot vetëm rrimë, hamë dhe flemë. Gjynah që është kështu, madje sot ka arritur deri në atë pikë sa po të ndjesh je jashtë orbite, pra nëse ndjen diçka dhe do ta shprehësh diku, thonë e po hë se ashtu flet. Pra janë gjëra që sot kanë humbur shumë në art dhe më vjen keq për këtë“, do të shprehej ajo në një intervistë për gazetaren Julia Vrapi në 2015-n, kur ajo e pyeste se çfarë ndjente kur shihte filmat, ku kishte interpretuar./Labirinth