Nga festa e 30-vjetorit të prindërve të moderatores Kiara Tito u postuan disa video nga fansat, ku barku i saj ishte i rrumbullosur. Por menjëherë moderatorja i hodhi poshtë zërat, se ishte shtatzënë.
Ajo postoi disa foto, ku barku i saj dukej mjaft i sheshtë. Por partneri i saj, Luiz Ejlli i ka shtuar sërish dyshimet me një foto që ka postuar në Instagram.
Në foto shihet një varëse çelsash në formë bebeje, ndërsa Luizi shkruan: “Tani nuk më humbasin më çelësat”. /Labirinth