Pre. Nën 8th, 2024

“I vetmi njeri që më ka qëndruar afër kur…”, Dea Mishel reagon pas deklaratës së Kristit

Krist Aliaj sqaroi njëherë e mirë gjithçka rreth tij dhe Dea Mishel Hoxhës.

Në një postim në Instagram, ai rrëfeu se, mes tij dhe Deas ka vetëm miqësi dhe se, ai po del me dikë tjetër.

“Thjesht për të pastruar thashethemet. Unë dhe Dea nuk jemi çift. Ne jemi miq që respektojmë njëri-tjetrin dhe kënaqemi kur jemi bashkë. Ne u takuam në vendin më të çuditshëm dhe ndihmuam njëri-tjetrin kur kohët bëheshin të vështira. Miqësi dhe respekt të pastër mes nësh. Unë kam një marrëdhënie me dikë tjetër. Dea vazhdo shkëlqe.”, shkruante Kristi në Instagram.

Ndërkohë, që edhe Dea ka reaguar lidhur me këtë dhe ka thënë se miqësia e tyre është e vërtetë.

“Nuk e di pse duhet ta shpjegojmë këtë do herë që postojmë diçka apo dalim bashkë. Disa njerëz sillen sikur nuk kanë miq të gjinisë tjetër. Ne u takuam në rrethana që unë nuk e mendoja që do krijoja një miqësi të vërtetë, sidomos për faktin që jam shumë përzgjedhëse me njerëzit që kam në jetën time. Në atë botë të çuditshme për probleme që tani me duken te vogla, po atëherë më përfshinin plotësisht, Kristi ka qenë disa herë i vetmi njeri që më ka qëndruar afër dhe unë këtë nuk do e harroj kurrë. Edhe jashtë i ka qëndruar fjalës së tij, pavarësisht lëmshit mediatik, duke treguar integritet”, shkruan Dea. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *