Pre. Nën 8th, 2024

Fansat e provokojnë Rita Orën me flamurin serb, ja si reagon këngëtarja shqiptare

Këngëtarja Rita Ora ka mbajtur një koncert në Hungari, ku është përballur me një gjest të pazakontë nga fansat.

Ata janë përpjekur ta provokojnë duke i hedhur në skenë flamurin serb, këngëtares me origjinë shqiptare.

Por, Rita e ka menaxhuar shumë mirë situatën. Ajo e ka mbajtur flamurin në krah dhe ka vazhduar të këndojë.

Ndërkohë, që pas këtij veprimi, fansat janë ndarë në dy pjesë, disa prej tyre mendojnë se, ky është një akt tradhtie për Kosovën, ndërsa disa të tjerë e konsiderojnë një akt qytetarie.

Rita Ora ka performuar të shtunën në Festivalin e të Rinjve në Szeged në Hungari. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *