Pre. Nën 29th, 2024

Ndahet nga jeta këngëtari italian që fitoi Eurovision-in në 1990-n

Është ndarë nga jeta këngëtari i njohur italian, Toto Cutugno. Autori dhe këngëtar i të famshmes “L’Italiana” u nda nga jeta dje, më 22 gusht 2023, në moshën 80 vjeçare.

Sipas mediave italiane, Cutugno ndodhej në spitalin San Raffaele në Milano, ku u shtrua për shkak të përkeqësimit të një sëmundjeje të gjatë.

Ai ishte pjesmarrës në 15 festivale të Sanremos dhe autor i hiteve shumë të njohura, jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj; nga “L’Italiano”, “Il tempo se ne va”, “La mia musica”, “Solo noi” etj.

Për fansat e Eurovizionit, ai njihet si fitues në festivalin e mbajtur në Zagreb në vitin 1990 me këngën “Insieme;1992”. /Labirinth

L’Italiano, një nga këngët më të bukura të Cutugno

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *