...
Pre. Qer 21st, 2024

Moderatorja Arbana Osmani ka gatuar ditën e djeshme makarona për darkë dhe ka bërë një pyetje, se kush e gjente çfarë kishte gatuar.

Sipas saj, ajo kishte marrë shumë mesazhe dhe mes tyre, edhe një vajzë e cila punonte farmaciste në Tiranë dhe që nuk ishte ushqyer prej 14 orësh.

Në një postim në Instagram, moderatorja tha se, do t’i niste asaj një pjesë të gatimit tek vendi i punës.

“Paskeni qenë të tmerrshëm për një pjatë makarona. Si përfundim zgjodha një goce që quhet Arlinda, dhe që qenka farmaciste këtu në Tiranë, e cila më ka shkruar: ‘kam 14 orë pa ngrënë’, më ka dërguar edhe një foto nga farmacia. I thashë hajde po të presim. Problemi është që e lë punën shumë vonë, nuk ka urban pastaj se është shumë vonë. Kështu që po ia dërgoj unë me dikë te farmacia Arlindës. Mos dërgoni më nuk ka makarona ose shkoni ndajini me Arlindën nëse doni“, shkruan Arbana përveç së tjerash. /Labirinth

Postimi i Arbana Osmanit në Instastories

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.