“Reuters” ka publikuar në faqen e saj në Facebook një video, ku shihen disa shqiptarë të Kosovës të cilët hidhen nga ura dhe përfundojnë në lumë.
“Zhytësit u zhytën nga një urë në Prishtinë në një garë vjetore që tërheq turma të mëdha në qytetin e Kosovës”, shkruan Reuters.
Ndërkohë që një komentues shkruan: “Nuk ka urë në Prishtinë. Për çfarë po flisni?… Kjo është një urë afër Gjakovës dhe Prizrenit dhe ne e quajmë si ‘Ura e Fshenjte’. Është rreth 80 km nga Prishtina dhe jam i sigurt se shumë prishtinas nuk kanë dëgjuar për të”.
Dje, në fshatin Fshaj të Komunës së Gjakovës, është zhvilluar gara e kërcimeve nga “Ura e Fshejtë” dhe fitues i hedhjes prej 20 metrash lartësi u shpall Evald Kurniç, me prejardhje nga Tuzi. /Labirinth