...
Die. Gus 18th, 2024

Luiz Ejlli ndodhet në Korçë, ku po xhirohet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ndërkohë që dje, u transmetua në Top Channel “Kepi i VIP-ave”, i drejtuar nga Kiara Tito.

Luizi ka bërë një Instastory, ku shprehet se, nuk ka pasur mundësi ta shohë dje në mbrëmje programin, pasi ka qenë në xhirime, por disa pjesë i ka parë sot.

Ai shprehet i pakënaqur nga disa komente lidhur me të dhe Kiarën.

Siç e shihni prej veshjes jam ende në xhirime. Kemi xhiruar gjithë natën, edhe tani dhe për këtë arsye nuk kam pasur mundësi ta shoh Kiarën te “Kepi i VIP-ave”. Po shihja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para, që nuk kam pasur mundësi asnjë sekondë të jem në krah të saj në Turqi dhe e dyta pashë disa momente, ku disa personazhe aty po bënin si koka shkencash edhe po të kisha qenë aty ju e dini se do merrnin fiks përgjigjet që meritojnë, por siç thotë ajo shprehja kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle. Por le të hedhin valle, këtu do vijnë prap. Suksese edhe njëherë të gjithve, Kiara të dua fort!“, shprehet Luizi. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përshpejtuesi i SerafinititBannerText_Përshpejtuesi i Serafinitit
Aktivizon shpejtësinë e lartë të faqes për të qenë tërheqës për njerëzit dhe motorët e kërkimit.