Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton do të vizitojë sot Shqipërinë. Ai do të qëndrojë në Tiranë për dy ditë, ndërsa do të mbërrijë sot në orën 19:00. Ish-presidenti amerikan do të pritet nga kryeministri Edi Rama me ceremoni.
Ndërkohë që do të bëjnë edhe një parakalim ceremonial për të nderuar flamujt e dy vendeve dhe më pas kreu i qeverisë do të mbajë një fjalim.
Kryeministri Rama do të nderojë Bill Klintonin me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit. Kujtojmë se, nesër është Dita e pavarësisë së SHBA-ve. /Labirinth