Gazetarja Iva Tiço do të kurorëzojë dashurinë e saj me partnerin gjerman në martesë.
Ajo ka treguar disa detaje në emisionin “Më prit në fundjavë” të Ermal Peçit.
Si do ishte një dasmë për Iva Tiçon?
Tendecën për të qënë jashtë e kam unë për një arsye shumë të thjeshtë, sepse dua një dasmë me shumë pak veta dhe më duket sikur më e thjeshtë për ta bërë është të ikim jashtë dhe të vijnë vetëm një dorë njerëzish. Unë kam në kokë një dasmë me jo më shumë se 30 veta. Kam bërë listën dhe nuk kam provuar asnjë fustan. Nuk kemi asnjë datë të përcaktuar.
E ke menduar menunë?
Kjo është e para se si unë dhe partneri jemi hamës. Të dy jemi merakli ushqimi dhe gjithmonë zgjedhim vende ku haet pak më ndryshe. Duam disa gatime që nuk i bëjmë dot në shtëpi. Edhe restorantin kështu e zgjedhim edhe në dasmë do të kemi këtë ide.
Pyetjes së Ermalit nëse dasma vjen vitin tjetër nisur nga planet e bëra, Iva tha se: “Mund të jetë edhe brenda këtij viti. Mund të jete 2023, jo 2024”. /Labirinth