Këngëtarja Elvana Gjata ka treguar në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, se prindërit nuk donin që ajo të bëhej këngëtare.
Sipas saj, e ka nisur pa lejen e prindërve karrierën e saj.
“Kam lindur në Tiranë, babai im ishte ushtarak, mamaja infermiere. Kam një motër soprano që punon e jeton në Gjermani. Mami e babi në fillim nuk kanë dashur që të këndoj sepse ishte një vajzë e madhe që ishte këngëtare dhe më shihnin në një profesion tjetër për një të ardhme më të sigurtë. Mami nuk ka dashur në fillimet e mia, e kam nisur pa lejen e prindërve. Natë e festivalit i kam thënë mamit e babit ejani më shikoni. Kisha ndihmën e xhaxhait. Motra ime më ka mbështetur gjithmonë”, tha Elvana Gjata. /Labirinth