Hën. Sht 30th, 2024

Sinoptikania: Ja si do jetë moti në fundjavë

Sinoptikania Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për fundjavën. Sipas saj moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu.

“Të shtunën dhe të dielën do të kemi një rënie temperaturash, ku e shtuna maksimale do të jetë 33 gradë kur të dielën termometri deri në 31 gradë. Të shtunën do të ketë reshje shiu me përjashtim të vijës bregdetare më pas e gjithë zona tjetër do të ketë vranësira dhe reshje që do të jenë të fokusuara në zonat malore. Nuk do të mungojnë as rrebeshet. E diela do të nisë me vranësira që në pjesën e parë të ditës duke bërë që ato të shtohen më shumë në pjesën e dytë të ditës duke risjellë reshje në pjesën më të madhe të vendit, jugu paradite do të jetë pa reshje pjesën tjetër të ditës do të jetë e rrezikuar nga reshjet”, ka thënë Lajda Porja për Abc News. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *