Moti sot do të jetë përvëlues.
“Moti parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobta“, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak temperaturat do të shkojnë deri në 36 gradë celsius.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 17 deri 32°C
në zonat e ulëta 18 deri 36°C
në zonat bregdetare 20 deri 33°C. /Labirinth