Arbana Osmani ka falenderuar Marçela Latin dhe Armand Pezën për fustanin e dasmës.
Ajo shkruan në Instagram se, fustanin ia dha dhuratë, që ta veshë edhe Zoi në ditën e saj të dasmës.
“Marçela Lati më siguroi në kohë rekord fustanin e ëndrrave dhe bashkë me Mandin si dy miq tanët prej vitesh u kujdesën të na orientojnë për zgjedhjet e duhura sepse realisht nuk ka dasmë pa Mandin dhe Geraldina Sposa. E pasataj kur më thanë teksa e provoja, që fustanin e kam dhuratë prej tyre që ta veshë edhe Zoi mu mbushën sytë me lot. Faleminderit”, shkruan Arbana. /Labirinth