Luiz Ejlli ndodhet në SHBA, ku po mban disa koncerte, dhe ka përfituar nga rasti për të takuar familjarët, që jetojnë atje.
Duke bërë humor, ai tregon se, kunati i tij e ka futur në punë, meqë kishte disa ditë pushim.
“Qysh erdha në Amerikë kisha një dy ditë pushim. Erdhi burri i motrës më tha a je pushim. Hajde më tha puno aty të të jap fugonin shtro pllakat. Ika iu rujt i madhi Zot se kam për të shtuar do pllaka”, thotë Luizi.
“Hajde punë të mbarë“, dëgjohet t’i thotë personi që e filmon, që me siguri është kunati.
Kujtojmë se, disa ditë më parë Luizi publikoi në Instagram një foto me motrën dhe kunatin. /Labirinth