Moderatorja Kiara Tito lajmëroi sot se xhirimet për “Kepi i VIP-ave” përfunduan.
“Mbaruam xhirimet. Shihemi së shpejti”, shkruan Kiara, teksa ka postuar një foto, ku shihet e veshur me një fustan të bardhë me xixa.
Por, së fundmi është bërë e ditur se programi do të nisë transmetimin në ekranin e Top Channel në 2 korrik. /Labirinth