Pasditen e sotme është arr.est.uar me urdhër të SPAK, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro për veprën penale të korr.upsionit.
Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se, kjo ngjarje e vuri në siklet, por nga ana tjetër sipas tij është gjë e mirë që u kap një person i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti.
“Para pak orësh dëgjova për një situatë që realisht të vë në siklet të jashtëzakonshëm. Një sekretare e përgjithshme që kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por nuk mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla. Është realisht diçka e rëndë. Mungesa e sensit të patriotizmit, sensit të detyrës, mungesa e sensit të etikës, në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli është realisht e tmerrshme”, tha Rama. /Labirinth