Mër. Gus 21st, 2024

Ish-banorja e Big Brother, Genta Gjalpi ka komentuar lidhjen e Luiz Ejllit me Kiara Titon.

E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ajo është shprehur se ia ka frikën Luizit sepse është i paqëndrueshëm, ndërsa për Kiarën tha se ajo do sakrifikojë për lidhjen.

“Unë kisha frikën e Kiarës, tani kam frikën e Luizit. S’më duket i qëndrueshëm. Nëse do ndahen do ndahen për shkakun e Luizit. Femra nuk ndahet asnjëherë, femra ndahet vetëm kur shkon diçka në ekstrem, femra sakrifikon shumë për një lidhje. Ndërsa mashkulli ikën. Sidomos mashkulli Gaforre (Luizi është shenja e Gaforres) ikën dhe nuk jep shpjegim kurrë“, tha Genta.

Burimi: “Natën me Aulonën” /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *