Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it, Tina Turner është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Lajmi për ndarjen e saj nga jeta u bë i ditur nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në Instagram.
“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Tina Turner. Me muzikën e saj dhe pasionin e saj të pakufishëm për jetën, ajo magjepsi miliona fansa në mbarë botën dhe frymëzoi yjet e së nesërmes. Sot i themi lamtumirë një shoqeje të dashur që na lë të gjithëve veprën e saj më të madhe: muzikën e saj. Gjithë dhembshuria jonë e përzemërt shkon për familjen e saj. Tina, do të na mungosh shumë. (© Peter Lindbergh)”, shkruhet në postim.
Turner kishte vuajtur një sërë problemesh shëndetësore vitet e fundit, duke përfshirë kan.cerin, një goditje në tru dhe sëmundje të veshkave.
Ajo u bë e famshme së bashku me bashkëshortin Ike në vitet 1960, ndërsa ishte e famshme për performancat e saj energjike në skenë dhe vokalin e fortë e të fuqishëm. /Labirinth