Mar. Nën 19th, 2024

“Na provokoi”, Nita flet për sherrin me Zhaklin Lekatarin

Nita Latifi ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku foli për sherrin online me Zhaklin Lekatarin.

“Unë e kuptoj presionin që kanë njerëzit që kanë qenë pjesë e Big Brother, por postimi i Zhakut në Beograd, me flamurin serb dhe komenti i saj, më bëri të ndihem keq. Nuk e di a e kupton dikush sa keq u ndjeva kur lexova komentin e saj qe ndihej e sigurt në një vend ku nuk ka shqipe. E pashë atë foto dhe u ndjeva keq. E ndjeva të nevojshme të reagoja. Ka qenë e gabuar nga ana e Zhakut që e bëri atë postim sepse ajo e di që neve na prek, na lëndon prandaj e shoh si provokim”, tha Nita.

Kujtojmë se, Zhaklin Lekatari postoi një foto të flamurit serb, duke u shprehur se ndihej e sigurt në një vend pa shqiptarë. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *