Pre. Nën 22nd, 2024

Grida Duma konfirmon për herë të parë lidhjen e dashurisë: Çdo grua ka nevojë për një përqafim!

Moderatorja e “Top Story”, Grida Duma ka qenë e ftuar në “Më lër të flas”, ku për herë të parë foli për jetën private.

Ajo tregoi se është në një lidhje dashurie, mirëpo pa zbuluar shumë detaje.

Biseda në studio:

Romeo Veshaj: Grida nuk e mohoi që nuk kishte të dashur.

Grida Duma: Pse duhet ta bëj, edhe po të mos e kisha do të thoja e kam. Jo më kur kam.

Romeo Veshaj: Ti dukesh një grua shumë e fortë. Por çdo grua e fortë ka nevojë për një përqafim.

Grida Duma: Po patjetër që ka. Çdo të thotë një grua e fortë, çdo grua, çdo burrë.

Romeo Veshaj: A e ke atë përqafimin?

Grida Duma: Po e kam, patjetër që e kam.

Romeo Veshaj: Tani vdiqën ëndrrat e treçerek shqiptarëve.

Burimi: Top Channel /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *