Pre. Nën 29th, 2024

“Më puthi pas 6 muajsh”, Beniada Nishani flet për të dashurin: Nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur!

Beniada Nishani ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli edhe për të dashurin e saj, Blerti Hajdarin.

“Mendoj që dashuria është gjëja më e bukur që një person mund të ketë. Jam shumë e lumtur tani, nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur. Jam shumë me fat”, tha modelja.

Ajo rrëfeu se puthjen e parë e kanë shkëmbyer pas 6 muajsh. Sipas Beniadës, gjërat e ngadalta janë më të bukura.

Më ka puthur pas gjashtë muaj. Mendoj që gjërat ti shijosh, ti marrësh me qetësi, sepse ndonjëherë këto gjërat që vijnë tafti bafti si vijnë ashtu edhe sfumohen. Gjëra të bukura janë kur i merr me qetësi dhe dashuri”, tha Beniada. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *