Luiz Ejlli ka qenë i ftuar në “Shqipëria Live”, ku u pyet edhe për strategjinë e lojës së tij.
Moderatori Arjon Muca kujtoi momente të tij në Big Brother në vitin 2009, ndërkohë që moderatorja Erjona Rusi tha me shaka se, Luizi mund të ketë kopjuar diçka edhe nga ai, si strategji.
Biseda në “Shqipëria Live”:
Arjon Muca: Përveçse fenomen Luizi, ti ndërtove një strategji ose një koncept të ri të të jetuarit në të format. Unë kam qenë pjesë e Big Brother në 2009-n. I ke analizuar të gjithë, kështu që shpresoj edhe mua me ke analizuar.
Erjona Rusi: Mund të ketë kopjuar diçka edhe nga ti (qesh)
Arjon Muca: Tek ne ka qenë “unë jam vetvetja”. Pra ajo ishte kryefjala. Ti shpike “në kuadër të lojës”. Po kur e sheh veten nga jashtë, çfarë do kishe vizatuar ndryshe te personazhi Luiz?
Luiz Ejlli: Unë kam marrë pak nga shumë dhe jam munduar t’i fut te vetja. Dikush do thoshte ka kopjuar. Ok kam kopjuar, por unë nuk kam pasur përballë të njëjtët banorë që kanë patur ata. Kam patur karaktere të ndryshme. Kam patur mentalitet të ndryshëm. Një format ndryshe, sepse çdo shtet e bën në mënyrën e tij dhe sado të rrish, një javë, dy javë nuk do ta mbash më. Diku do dalësh vetvetja. /Labirinth