Arbana Osmani e pyeti Luiz Ejlli se, çfarë mendon për skepticizmin që njerëzit kanë për dashurinë e Kiara Titos ndaj tij.
Ai tha se, e ka zgjedhur Kiarën dhe nuk ka ndërmend të marrë mendimin e askujt.
“Unë kur e kam zgjedhur Kiarën nuk e kam bërë me referendum nuk kam pyetur kërkënd dhe nuk kam pse t’i pyes. Po nuk kanë impakt nuk ndikojnë. E kam thënë edhe në një moment kur kishte avantazhin Kiara, i kam kërkuar studios diçka loja është lojë. Ajo që kërkoj është na lini ta shijojmë këtë gjë që ndodhi në mënyrë rastësore pa plan pa strategji. Ta shijojmë. Këta kanë këtë parim, kur të vijë koha të flasim. Nëse do dalë që Kiara paska qenë njeriu më i flliqur në botë këtu do dalin, nëse unë kam luajtur me të këtu do dalin të gjitha”, tha Luizi. /Labirinth