Pre. Nën 29th, 2024

Bieta Sulo i zbulon sekretin, Arbër Hajdari tregon bisedën me Luiz Ejllin në prapaskenë

Opinionisti i Big Brother Vip 1 dhe 2, Arbër Hajdari ka qenë i ftuar te emisioni “Ftesë në 5”, ku moderatorja Bieta Sulo e pyeti për një bisedë me Luiz Ejllin para se të hynte në studio.

Biseda në studio:

Bieta Sulo: Tani që po hynte për në studio në backstage foli 10 minuta me Luizin. Dhe ndonjë porosi apo të dha ndonjë porosi.

Arbër Hajdari: Ishte vijimi i një bisede që kemi folur edhe disa ditë më përpara. Edhe Luizi si të gjithë banorët e tjerë e ka kuptuar, që brenda këtij programi nuk ka asgjë personale me asnjë. Thjesht për veprime të ndryshme brenda shtëpisë kemi ndarë mendime të ndryshmem, dhe mendoj, që kjo është e bukura dhe një mesazh që ndan ai program, që pavarësisht se ndajmë mendime të ndryshme ne jetojmë në harmoni me njëri-tjetrin.

Bieta Sulo: Ka pasur nga ato komente: Sa inat e ke Luizin, sa e urren?

Arbër Hajdari: Ka pasur nga ato komente, që më thonë sa urrejtje ke për Luizin. Madje njërit prej tyre i kam kthyer dhe i kam thënë: “kam aq urrejtje, aq saç kisha për Donaldin vjet, që kisha më shumë se për Luizin vetëm, se me ndryshimin se kur mbaroi programi Donaldi kryesonte vallen te dasma ime”. D.m.th kaq urrejtje kam pasur.

Burimi: “Ftesë në 5”-TCH /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *