...
Mar. Sht 17th, 2024

Pas deklaratave për njëri-tjetrin, Luiz Ejlli takon Benet Becin

Luiz Ejlli ka takuar Benet Becin, kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës.

Po ashtu, ai ka postuar edhe një video, ku shprehet se po mbërrin në Shkodër.

Për pak shihemi në Shkodër. E dini vetë ju“, shprehet Luizi.

Beci foli në emisionin “Open”, të gazetares Eni Vasili për fituesin e Big Brother Vip, Luiz Ejlli.

“Ndonjëherë ndodh që ti mund të bësh shumë ndere dhe kam punuar shumë. Gjendet një mënyrë për ta kthyer nderin. Kjo është një mënyrë që të vjen fare papritur. Jam mirënjohës që ai është mirënjohës. Ai është një djalë i mirë i cili ka qenë dhe e ka justifikuar atë punë që ka bërë”, tha Beci.

Kujtojmë se, këngëtari foli për ndihmën e dhënë nga ai në një moment të vështirë të jetës së tij, duke e punësuar kur ishte në krye të KESH. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përshpejtuesi i SerafinititBannerText_Përshpejtuesi i Serafinitit
Aktivizon shpejtësinë e lartë të faqes për të qenë tërheqës për njerëzit dhe motorët e kërkimit.