Pre. Sht 20th, 2024

Video/ “Më keni ndryshuar jetën”, Luizi falenderon çapaçulat e tij kudo në botë: Ju kërkoj falje!

Fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli ka reaguar për herë të parë pas fitores, duke falënderuar fansat e tij.

Ai ka postuar një video në Instagram, ku shprehet i habitur, por edhe i lumtur për mbështetjen e dhënë.

“Si ju kam o çapaçula. Mu deshën nja tre ditë për të marrë veten, para se të bëja këtë videon. Ju kërkoj falje që nuk iu kam falënderuar përzemërsisht një nga një secilin. Shpresoj që me këtë video ta justifikoj veten sadopak. Mesa pashë nuk e di çfarë keni parë te unë që më keni vlerësuar kaq shumë. Ju jam mirënjohës tër jetën. Ju keni ndryshuar jetën time. Uroj t’ua shpërblej me të gjitha ato që do bëj në vazhdim me karrierën time, me jetën time, edhe më ëndrrën time muzikën, edhe të jem sa më pranë jush.Ju them faleminderit me gjithë shpirt. Jeni të jashtëzakonshëm. Nuk gjej fjalë ta përshkruaj atë që keni bërë dhe keni dhënë për mua gjatë katër muajve e gjysmë dhe uroj mos t’u zhgënjej. Faleminderit edhe njëherë. Ju dua shumë! Ju puth fort të gjithëve. Në veçanti, ju e dini pikën time të dobët të tërë çapaçulat në botë“, shkruan Luizi. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *