Pre. Sht 13th, 2024

Nuk ju shkon mendja kurrë! Ja si arrinte Luizi t’i kuptonte nominimet e banorëve

Meridian Ramcaj ka qenë i ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ka treguar një sekret në lidhje me nominimet në Big Brother Vip 2, dhe se si Luiz Ejlli arrinte të kuptonte kush kishte nominuar kë.

Sipas Meridianit, Luizi çdo natë Prime, pas nominimeve, që secili bënte Luizi shikonte kamerën se, te cili banor fokusohej.

“Dëgjo, t’ju them një sekret. Të gjithë diskutonin kur mbaronte ‘Prime’ për nominimet dhe Luizi thoshte që Ronaldo ka nominuar këtë apo atë. E ka kuptuar njeri se si arrinte ta gjente Luizi këtë pa e disktuar me asnjë? Luizi ishte i frikshëm sepse në momentin që vinte banori, pra që ishte bërë nominimi kur hynte tek dhoma e rrëfimit, ai shikonte fokusin e kamerës, ku rrotullonte kamera dhe tek kush banor u fokusonte ‘zoom’-i.”, ka thënë ai. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *