Regjisori i Big Brother Vip, Eduart Grishaj tha në Fan Club, se në finale do të jenë vetëm 150 persona nga publiku dhe çmimi i biletës është i justifikuar.
“150 veta do të jenë në finale dhe nuk është thjesht sa për të qënë në studio, por do të jenë pjesë e shtëpisë së Big Brother. Kanë mundësi për t’i takuar nga afër banorët. Është all inclusive Kanë edhe për të pirë edhe për të ngrënë“, tha Grishaj.
Kujtojmë se, Top Channel njoftoi se biletat për finalen nisin nga 500 euro. /Labirinth