Gazetarja Jetona Koçibelli, e ftuar në Top Albania Radio, tha se Luizi ka gabuar në dy momente brenda shtëpisë së Big Brother; kur gënjeu për sëmundjen dhe kur tha se nuk do të donte që motra e tij të gjente dashurinë në një program si “Përputhen”.
“Si mund ta thotë këtë në një program të Top Channel për një program tjetër të Top Channel”, u shpreh ajo.
Ndërkohë që moderatori Blendi Salaj ndërhyri duke i thënë se, “punë e madhe se është në Top Channel”.
Sipas gazetarit, ai tha atë që mendon dhe e gjitha kjo është lojë për të ndikuar te publiku. /Labirinth