Opinionisti i Big Brother Vip, Arbër Hajdari debatoi mbrëmjen e djeshme me Efin.
Ai i tha Efit, që ka ndryshuar qëndrim karshi Luiz Ejllit, pasi pa famën e tij jashtë shtëpisë së BBV, duke nxjerrë kështu informacione, që nuk duhet.
Madje për këtë u kritikua edhe nga moderatorja e programit, Arbana Osmani.
Debati:
Efi: Ça ndryshimi kam bërë unë?
Arbëri: Ndryshimi jot ka filluar që në momentin kur vutë Luizin përballë dhe nuk latë fjalë pa i thënë, më pas patë dronat brenda shtëpisë, u bëtë shokë të ngushtë. Por ti shpërthimin më të madh e pate kur dole jashtë. Kur dole jashtë pate shpërthimin e madh që ta merrnin vesh gjithë shqiptarët sa shumë e doje ti Luizin dhe më pas ishte Kiara që kur doli jashtë pa hapur mbështetjen e njerëzve për Luizin dhe ka këtë sjellje brenda shtëpisë. /Labirinth