Mër. Nën 6th, 2024

Gazetarja: Kënga e Luizit në Eurovision ishte më e dobëta

Gazetarja e kulturës, Suada Daci ka thënë se, kënga e Eurovisionit e Luiz Ejllit ishte nga më të dobëtat.

Një nga këngët më të dobëta që kemi çuar në Eurovizion. Kënga nuk ka qenë nga më të mirat që kemi çuar, të themi atë që është. Fakti që nuk u fut as në finale do të thotë që nuk është pëlqyer“, u shpreh Daci.

Ajo tha se, Rona Nishliu dhe Anjeza Shahini janë kampionet të cilat arritën finalen.

Rona Nishliu dhe Anjeza Shahini janë kampionet të cilat arritën finalen. Në këtë moment tani Luizi mund ta tentojë përsëri të futet në botën e muzikës”, tha Daci.

Sipas gazetares, çdo producent do t’i ofrojë këngë.

Ka mbetur një këngëtar besnik i festivaleve edhe pse nuk i ka pasur hite këngët. Për mua Luizi duhet të bëjë muzikë dhe këngë sepse e ka zërin, njerëzve iu është rikthyer në memorie. Çdo producent do t’i ofrojë këngë“, përfundoi ajo. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *