Gerta Gixhari, motra e Olta Gixharit ka reaguar ndaj Luiz Ejllit, i cili deklaroi se, “do i jap një përgjigje që ajo do të jetë e detyruar o të ndërrojë profesion ose shtet”.
Kjo deklaratë u bë nga Luizi, pasi pa që ajo kishte thënë, se marrëdhënia e tij me Kiarën nuk do të funksiononte jashtë.
Ndërkohë, Gerta, e cila ishte e ftuar në “E Diell”, tha se, Luizi nuk e tremb.
“Unë nuk jam trembur me burra më të fortë e më të pushtetshëm jo nga Luizi. Luizi e para e punës të blejë një shtëpi një herë të fusi kokën e të zërë e gruan”, tha Gerta përveç së tjerash. /Labirinth