Pas puthjes së befasishme, që Rosa Chemical i dha reperit italian Frederico Lucia në natën finale të Sanremos nuk ka asnjë shenjë të tij në Instagram.
Menjëherë pas shfaqjes në rrjetet sociale qarkulloi një video, ku shihej Fedez dhe bashkëshortja e tij, blogerja e famshme italiane, Chiara Ferragni, e cila dukej se po e kritikonte për veprimin.
Që prej asaj nate, Chiara ka postuar fotografi me familjarët e miqtë, po ashtu edhe momente të bukura me dy fëmijët e saj Leone dhe Vittoria, por nuk duket asnjë gjurmë e Fedezit.
Nga ana tjetër, reperi ka publikuar vetëm një postim, ku ka uruar miqtë e tij dhe asgjë me Chiara-n dhe prej dy ditësh është zhdukur nga rrjetet sociale.
Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar lidhur me këtë dhe mesa duket çifti po kalon një krizë. Ajo që dihet është se Fedez u largua nga Sanremo shumë i trishtuar. Madje fansat e kanë filmuar duke qarë. /Labirinth