Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit. Sipas SHMU, ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme dhe të ftohta.
“Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat pritet të jënë të pakta kalimtare në relievet malore. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 12m/s, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 3 ballë.”, njofton SHMU.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -11 deri 0°C; në zona e ulëta -7 deri 8°C; në zona bregdetare -2 deri 9°C. /Labirinth