Top Channel ka realizuar një kronikë, sa i përket efektit të Big Brother Vip dhe si ka ndikuar ai në shoqëri. Sipas gazetares Doriana Bezat, AKSH-i ka informuar se, punonjësit shikojnë gjatë orarit të punës video nga Big Brother.
Po ashtu bëhet e ditur se, nxënësit nëpër klasa imitojnë banorët e BBV. Ndërsa, ajo që bie në sy nga ana e policisë është që të martën dhe të shtunën në darkë, rrugët e kryeqytetit janë pothuajse të zbrazura.
“Të shtunën ka sërish fluks pas orës 24:00, pasi të rinjtë dalin nëpër lokalet e natës”, tha specialisti i trafikut urban, Gerhard Baka për Top Channel.
Gazetarja Bezat bëri me dije se gjatë këtyre ditëve ka edhe më pak ngjarje kr.iminale. Siç rezulton nga kronika e Top Channel, Big Brother paska efekt dhe pozitiv dhe negativ në shoqëri. /Labirinth