Banorja e Big Brother Vip, Tea, teksa ishte duke shkuar në lavanderi ka rrëshqitur dhe ka rënë, pasi nuk e dinte se dyshemeja ishte e sapo larë. Menjëherë pasi dëgjuan të bërtiturat e Teas, Kiara, Efi, Valbona dhe Xhoni shkuan për ta ndihmuar.
Banorët e ndihmuan të shtrihej në krevat, ndërsa Tea tha se ishte lënduar në ije dhe tek bërryli. Më pas ajo është çuar, pasi si duket ndihet më mirë. /Labirinth