Olta Gixhari e ka kërcënuar Efin, duke i thënë se di shumë gjëra për të jashtë shtëpisë së Big Brother Vip. Deklarata e Oltës ka sjellë edhe reagimin e moderatores Arbana Osmani, e cila tha se, të gjithë kanë një jetë jashtë dhe është e drejta e secilit ta jetojë si do.
“Njerëzit kanë jetuar. Ti i përmend por nuk të bën nder fare. Kemi jetuar, të gjithë kanë informacione edhe për ty, edhe për mua, është shumë e turpshme, shumë e shëmtuar. Nuk jemi këtu për të gjykuar askënd. Meqënëse e solle vetë muhabetin deri këtu, por ne duhet të paktën të japim mesazhin se secili ka të drejtën të jetojë jetën e tij si të dojë“, u shpreh Arbana. /Labirinth