Këngëtari Luiz Ejlli dhe aktorja Olta Gixhari kanë thyer rregullat e shtëpisë së Big Brother Vip.
Ata kanë folur për nominimet, dhe kjo bie në kundërshti me rregullat.
“Unë për vete thjesht them që do nominoj këto persona”, tha Luizi.
Ndërsa Arbana iu përgjigj: “Nuk lejohet, është e ndaluar”.
Nga ana tjetër Olta tha: “Unë vetëm momentin e fundit që fola për Diolën, isha pjesë e kësaj bisede.”
Pas kësaj bisede, Arbana tha se të dy do të kenë zero buxhet nga Big Brother, ndërsa banorët e tjerë do të kenë buxhet të përgjysmuar. /Labirinth