Fansat e këngëtarit Luiz Ejlli kanë mbërritur në Kashar, përpara shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”.
Me dronë, fishekzjarre dhe muzikë, ata kanë dalë në mbështetje të këngëtarit, i cili trazoi publikun me deklaratat e tij. Në fillim ai tha se, ishte i sëmurë, ndërsa më pas e mohoi të ketë folur për veten e tij, por për një shok.
Nga ekzaminimi mjekësor, mjekja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Holta Tafa tha se, Luiz Ejlli nuk vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë. Mirëpo si duket disa prej fansave nuk e kanë besuar këtë deklaratë, duke i dalë në mbrojtje Luizit.
Ndërkohë që ata kanë tentuar t’i afrohen shtëpisë Vip, patrulla e Policisë së Tiranës nuk ka lejuar që, fansat t’u afrohen mureve të shtëpisë.
E gjithë protesta ka zgjatur vetëm 30 minuta, ndërsa nga ana tjetër produksioni i ka marrë masat, që askush nga banorët të kuptojë çfarë ndodh jashtë mureve të kësaj shtëpie.
Ata janë mbyllur brenda, perdet e shtëpisë po ashtu, dhe është ngritur muzika aq shumë sat ë mos dëgjohet çfarë ndodh jashtë. /Labirinth