Sht. Nën 23rd, 2024

I zbulohet loja? Luiz Ejlli: Nuk jam i sëmurë, e kisha fjalën për shokun. Banorët e BBV shpërthejnë keq

Këngëtari Luiz Ejlli i tregoi dy ditë më parë moderatores Kiara Tito se vuan nga një sëmundje.

Ndërkohë që sot gjatë spektaklit, ai e mohoi të ketë folur për veten.

“Po nuk ka lidhje me mua, i thashë që nuk jam unë, po pak rëndësi ka, po flisja për një shok timin, ndoshta është keqkuptuar jashtë ku di unë. Jo nuk është historia ime, nuk jam i sëmurë me tumor. Është historia e një shoku. Nuk dhashë emra, nuk e di pse doli në vetën e parë, por unë ja cilësova që më vjen keq për të dhe dua ta ndihmoj sepse s’ka mundësi ekonomike familja e tij. Kam filluar të kem të njëjtat simptoma si ai dhe zgjodha ta filloja me veten e ta mbaroja me atë. Nuk ma mori mendja që do bëhej kaq e madhe”, u shpreh Luizi.

Moderatorja e Big Brother Vip, Arbana Osmani e pyeti sërish: “Luiz a vuan nga një sëmundje e pashërueshme?”

Prandaj s’doja të dilte kjo sepse nuk jam tipi që dua të mëshirohem. Më duket sikur rrugëtimi im mbaron këtu sepse njerëzit nuk do më shohin më si ai Luizi që qesh. Nuk jam sëmurë, është historia e një shoku”, tha Luizi.

Ndërkohë që Arbana i tha: “Po ti the që nuk jam sëmurë”, ndërsa Luizi u përgjigj: “Mënyra si po e trajtoni po më duket sikur jam viktima”.

Arbana e ftoi Luizin që të dalë nga shtëpia për të bërë të gjitha kontrollet mjekësore.

Më vjen zor tani që njerëzit të cilët shihnin Luizin e qeshur dhe që bënte batuta, të më shohin me mëshirë. Mua më kanë bërë analiza gjaku, të gjitha dhe po të kisha gjë ju do më kishit thirrur, por unë jam mirë dhe uroj të jem mirë. Ndihem jashtëzakonisht shumë keq që doli kjo“, tha Luizi ndërsa doli nga shtëpia për të bërë kontrollet e duhura.

Pas deklaratave të Luiz Ejllit banorët kanë reaguar të acaruar.

Burimi: Top Channel /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *